Të gjitha partnerët që janë në qeveri, përfshirë edhe partitë politike që përfaqësojnë komunitetin serb, do ta votojnë Demarkacionin, ka thënë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
“Të gjithë partnerët qe jemi në qeveri, partitë politike, që përfaqësojnë qytetarët në Kosovë dhe partitë politike që përfaqësojnë komunitetet serbe dhe jo serbe do të votojnë pro kësaj marrëveshje”, ka thënë Hoxhaj për Ekonomia Online.
Ai tha se janë afër arritjes së konsensusit mes partive dhe kjo do të jetë javë vendimtare për përfundimin e çështjes së demarkacionit.
“Jem afër një konsensusit të plotë politikë me partnerët në Qeveri, por në të njëjtën kohë edhe me deputet të tjerë të cilët do të duhet ta votonin këtë marrëveshje”, ka shtuar ai.
“Kur mund të ftohet seanca dita e saktë i takon kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit meqenëqë është një seancë ku duhet një mbështet e deputetëve mbi 80 vota dhe meqenëse duhet një koordinim se kush mund të jetë prej deputetëve në Prishtinë ose nuk mund të jetë”, ka thënë ndër tjera Hoxhaj.

Categories: Lajmet

Skip to toolbar